Robot-Café është i pari lokal në Japoni, i cili hapi dyert fillimisht për kuriozitetin e mediave ditën e martë, pasi kanë vënë në përdorim një robot që do të zëvëndësojë baristët, për të shërbyer kafenë.

Klientët e “Henn-na Café”, që përkthehet Kefeneja e Çuditshme, duhet të skanojnë barkodin e printuar në një biletë të cilën mund ta blejnë në një makineri automat që përgatit kafenë prej 3 dollarësh.

Baristi robot i quajtur “Sawyer” është në gjendje të shërbejë maksimumi pesë filxhanë kafeje njëkohësisht, ndërkohë që një kafe merr afërsisht katër minuta kohë për tu përgatitur.

Një kafene në Japoni zakonisht punëson rreth 4-5 persona për të operuar me makinat e kafes dhe më pas për t’ua shërbyer klientëve.

Në këtë lokal, personeli nuk do të jetë i nevojshëm, pasi do të zëvendësohen nga roboti Sawyer dhe makeria automatike që bën kafenë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: