LONDËR- Gazeta e përditshme britanike ”The Independent”, shitjet e së cilës kanë qenë në rënie të lirë, nuk do të dalë më në versionin letër, por do të kalojë 100 për qind në versionin numerik, duke filluar nga data 26 mars, njoftoi sot pronari i saj.

“Industria e shtypit ndodhet në mutacion dhe ky ndryshim i ka fillesat te lexuesi. E ardhmja e kësaj gazete do të jetë numerike”, deklaroi Jevgeni Lebedev, pronari i ”The Independent”. Kjo gazetë është ndër më të rejat e medias britanike. Ajo e nxori numrin e parë në vitin 1986.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: