Sipas “Telemadrid”, Real Madrid ka marrë ofertën e parë, në rast se vendos të ndryshojë trajnerin. Thuhet se Michael Laudrup i është vetëofruar ekipit. Një ish-lojtar i madrilenëve, Laudrup mund të ndjekë hapat e Zinedine Zidane, i cili ndodhej në një situatë të tillë në janar të 2016, kur Rafa Benitez u shkarkua nga detyra. Gjatë verës, menaxheri i Laudrup, e mohoi se kishte kontakte me klubin pas largimit të trajnerit francez.

Laudrup ka eksperiencë si trajner dhe ka luajtur për Real Madrid dhe Barcelona, kështu që di gjithçka mbi natyrën kërkuese të klubeve më të mëdha spanjolle. Mundësia e parë si trajner iu dha në 2007-ën, kur presidenti i Getafe-s, Angel Torres, i besoi atij rolin e trajnerit te klubi i La Liga-s.

Karriera e Laudrup si trajner
Nga Spanja ai shkoi në Rusi, ku drejtoi Spartak Moscow, para se të kthehej te Mallorca në 2010-ën. Në 2012-ën, ai morri drejtimin e Swansea-s deri në 2014-ën. Pas largimit të tij, ai shkoi në Katar për të drejtuar Lekhwiya Sc para se të shkonte te Al-Rayyan.

Florentino Perez ka folur me Lopetegui-n për atë çfarë kërkohet prej tij në pesë ndeshjet e ardhshme. Nëse njëra prej tyre nuk shkon si duhet, Real Madrid mund të shikojë alternativa të reja për rolin e trajnerit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: