TIRANE

Loredana dhe Mozzik janë ndarë prej disa kohësh dhe intervista e fundit e reperes tregoi se dyshja nuk ruan një raport të mirë. Pasi Loredana u shpreh se e respektonte Mozzik shumë dhe se nuk e dinte as vetë përse u ndanë, reperi i revoltuar iu kthye keq.

Ai zbuloi se nëse nuk do ishte për Loredanën, famën dhe paratë, ata të dy do ishin akoma bashkë. Ndërsa këngëtarja nuk ka dashur të replikojë më tepër, por me foton e publikuar së fundmi tregon se për të ka nisur një kapitull i ri.

Ajo ka postuar foton e dorës së saj me atë të një mashkulli tjetër. Kjo foto mund të tregojë se reperja ka nisur një lidhje të re, duke lënë pas çdo gjë në të kaluarën.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: