Pas Champions dhe Europa League, u hodh edhe shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Conference League, me finalen e madhe që do të luhet në Tiranë më 25 maj.

Roma, pretendentja kryesore për të ardhur në finalen e kryeqytetit shqiptar, “peshkoi” sërish Bodo/Glimt, ekip që e kishte në fazën në grupe të këtij kompeticioni. Norvegjezët fituan 6-1 në shtëpi, ndërsa në Romë ndeshja përfundoi 2-2.

ÇEREKFINALET

Bodo/Glimt-Roma

Feyenoord-Slavia Praha

Marseille-PAOK

Leicester-PSV

 

GJYSMËFINALET

Leicester/PSV- Roma/Bodo Glimt

Feyenoord/Slavia Praha- Marseille/PAOK

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 7 prill dhe të kthimit më 14 prill. Të parat gjysmëfinale më 28 prill dhe kthimi më 5 maj. Finalja e madhe do të luhet në Tiranë më 25 maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb