Ky 24 mars ka shënuar një muaj luftime në Ukrainë, me miliona njerëz që iu desh të linin shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra qytetarë kanë vdekur ose janë plagosur.

Së fundmi, janë publikuar pamje të panoramës që ka ndodhur gjatë luftimeve në këtë hark kohor. Fëmijë dhe ushtarë të vrarë, makina, tanke dhe aeroplanë të shkatërruar e shtëpi të shkrumbuara nga bombardimet.

https://twitter.com/i/status/1507099320180486147

Kjo është një tablo e asaj që mban si autor pushtuesit rusë. Sakaq, Ukraina pretendon se i ka shkaktuar armikut shumë dëme. Autoritetet kanë thënë se kanë varë mbi 15 mijë trupa armike, si dhe kanë mundur të rimarrin kontrollin e disa qyteteve. Nga ana tjetër, pretendime të ngjashme ka pasur dhe Rusia.

Moska së fundmi, ka deklaruar se NATO ka si qëllim që lufta të vazhdojë dhe se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj tyre janë të pa drejta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: