TIRANE- Prej 3 javësh Ambasada Amerikane ka hapur aplikimet për lotarinë Amerikane. Por cilat janë disa detaje të rëndësishme që qytetarët duhet të kenë parasysh në momentin e aplikimit dhe çfarë ndodh pasi përzgjidhen?.

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të dhënë orientime ekzakte, Emily Enright, zëvendës konsulle e Ambasadës Amerikane jep shpjegime për News24. Ajo sqaron se të gjithë ata që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane duhet të jenë shumë të kujdesshëm në plotësimin e formularit në mënyrë që regjistrimi në DV-2020 të jetë i suksesshëm.

Ndërkohë Lorenc Mansaku, specialist vizash pranë Ambasadës Amerikane specifikon se si duhet të procedojë një qytetarë që kryen celebrimin gjatë kësaj periudhe kohore. Gjithashtu Mansaku tregon se sa do të jetë numri i shqiptarëve që do të përzgjidhen në lotarinë amerikane.

Në sezonin e vitit 2018 të lotarisë amerikane rreth 4500 shqiptarë u shpallën fitues. I gjithë Ballkani ka njohur emigrim masiv përgjatë dekadave të fundit, por Shqipëria duket se mban rekord për sa i përket numrit të atyre që ëndërrojnë ende të ikin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb