E ardhmja e Low në krye të përfaqësueses gjermane nuk është e përcaktuar ende, një mbledhje e radhës e Federatës mund të ndryshoj totalisht rrjedhën e gjerave. Sipas të përditshmes “Bild”, mes përfaqësueseve të Federatës ka një krisje, jo të gjithë janë në një ide më Bierhoff i cili doli publikisht në krahë të trajnerit. Fakt është që tifozët nuk e duan më Low në krye të përfaqësueses, kjo shihet qartë në sondazhin e publikuar nga “Kicker” ku 90% të personave që votuan nuk e dëshirojnë Low në stol.

Men S Coach Nominees
Men S Coach Nominees

Për të shpëtuar Low, në mënyrë që të qëndroj dhe për pak kohë në përfaqësuese, janë disa faktorë, e para dhe më e rëndësishmja: zëvendësuesit e tij të preferuar, si Klopp e Flick, dy emrat më të rëndësishëm, nuk janë të disponueshëm për momentin. Një nga kandidatët e lirë është Rangnick por emri i tij nuk është se bind plotësisht. Faktori i dytë është se në më shumë se 100 vjet, Gjermania i ka ndryshuar trajnerët vetëm pas paraqitje negative në turne të rëndësishëm si Botëror dhe Europian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb