VLORË

Lëvizja Socialiste për Integrim e qarkut të Vlorës, këtë të premte ka denoncuar në KQZ, tre zyrtarë të lartë të administratës publike, të cilët sipas LSI-së kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të PS-së.

Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Francesko Mucaj, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferi në pozicionin e Drejtorit të Formimit Profesional në Zyrën e Punës. Nga ana tjetër në denoncimin e LSI-së, thuhet se të tre këto zyrtarë kanë shkelur ligjin dhe vendimin numër 9 të KQZ marrë më datë 24.12.2020.

Deklarata e plotë

Më datë 06.04.2021 kandidati për deputet I Partisë Socialiste ka postuar në faqjen e tij zyrtare Facebook një veprimtari publike ku ka qënë pjesë dhe Anjeza Shiko drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë Vlorë me mbishkrimin “ Cfarë do të thotë, të kesh mbështetjen e një vlonjati? Do të thotë të kesh një ushtri të gjithë në krahë. Imagjinoni të kesh mbështetjen e qindra,mijëra vlonjatëve… #QëndrojmëBashkë #Voto12PS #VloraRock ”. Pjesëmarrja e Anjeza Shiko është në kundërshtim me vendimin nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më konkretisht në nenin 3, pika 2 e këtij vendimi “Kryeministri, administrate e tij, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, administrate e tyre, kryetari i bashkisë zëvendësit dge administrate e tij, Prefekti dhe administrate e tij, drejtori i përgjithshëm i agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Ministrit, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive dhe administratat respective, drejtuesit dhe anëtarët e organeve kolegjiale, enteve, bordeve, çdo drejtues i shoqërive tregtare në administrim nga shteti dhe në çdo ent ku shteti zotëron aksione e kapitale/kuota aop emeron shumicën e organit mbikqyrës ose të organit administrues, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo të kontribuojnë në cfarëdolloj forme,në veprmitari publike të ndaluara sipas këtij vendimi”. Për sa mësipër kerkojmë shqyrtimin e rastit nga ana juaj dhe marrjen e masave sipas parashikimeve të vendimit.

Më 05.04.2021 ish drejtoresha e Drejtorise Tatimore Vlorë dhe kandidate për deputete e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj ka postuar ne faqjen e saj zyrtare Facebook nje veprimtari publike ku kishte marrë pjesë dhe Francesko Mucaj, drejtor I Shërbimit të Provës Vlorë, njëkohësisht ka dhe statusin e nënpunësit civil, me mbishkrimin: “ Me Frankon, takuam banorët e Rajonit 3, në zonën e ish Fabrikës së Orizit. Pyetje të mençura që të bëjnë të mendohesh mirë për përgjigjen dhe të reflektosh, sepse kjo është një përgjegjësi që mund të mbahet vetëm me mbështetjen e qytetarëve. #Vloranukndalet #SkaKohëPërPushim #Voto12PS ”.

Pjesëmarrja e Francesko Mucaj është në kundërshtim me vendimin nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më konkretisht në nenin 3, pika 2 e këtij vendimi “Kryeministri, administrate e tij, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, administrate e tyre, kryetari I bashkisë zëvendësit dhe administrate e tij, Prefekti dhe administrate e tij, drejtori I përgjithshëm I agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Ministrit, drejtori I përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive dhe administratat respective, drejtuesit dhe anëtarët e organeve kolegjiale, enteve, bordeve, cdo drejtues I shoqërive tregtare në administrim nga shteti dhe në cdo ent ku shteti zotëron aksione e kapitale/kuota aop emeron shumicën e organit mbikqyrës ose të organit administrues, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo të kontribuojnë në cfarëdolloj forme,në veprmitari publike të ndaluara sipas këtij vendimi”.

Sot datë 07.04.2021 në faqjen Facebook PS Vlorë-Rajoni 5 është postuar një veprimtari me karakter public ku pjesëmarrës është Drejtori I Formimit Profesional në Zyrën e Punës Vlorë Klajdi Myzaferi me mbishkrimin “Me Damian Gjiknurin për mandatin e tretë qeverisës #VotoPartinëSocialiste #Voto Nr.12 #SkaKohëPërPushim ”
Pjesëmarrja e tij është në kundërshtim me vendimin nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më konkretisht në nenin 3, pika 2 e këtij vendimi “Kryeministri, administrate e tij, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, administrate e tyre, kryetari i bashkisë zëvendësit dhe administrate e tij, Prefekti dhe administrate e tij, drejtori i përgjithshëm i agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Ministrit, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive dhe administratat respective, drejtuesit dhe anëtarët e organeve kolegjiale, enteve, bordeve, cdo drejtues i shoqërive tregtare në administrim nga shteti dhe në cdo ent ku shteti zotëron aksione e kapitale/kuota apo emeron shumicën e organit mbikqyrës ose të organit administrues, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo të kontribuojnë në cfarëdolloj forme, në veprmitari publike të ndaluara sipas këtij vendimi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: