VLORË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot strukturat në qytetin e Vlorës për zgjedhjet lokale. Gjatë takimit me anëtarë të LSI-së në këtë qytet, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë një moment historik për vendin dhe shqiptarët. Ai tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk kandidoi në Tiranë, nga frika e humbjes.

“Basha e braktisi Tiranën nga frika e humbjes. Zgjedhjet e 21 qershorit janë një moment historik për vendin dhe LSI-ja do të fitojë sepse shqiptarët i besojnë. LSI-ja do t’i kthejë Tiranën dhe Vlorën qytetarëve”, tha Luan Rama.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: