Deputeti Luan Baçi në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, tha se ndryshime duhen bërë edhe në ligjin për shpronësimeve për shkak së është kthyer në problem për qytetarët.

Sipas tij, ligji për shpronësimet publike, po përdoret për t’u marrë pronën qytetarëve kundrejt një shume më të vogël sesa gjysma që mund të ketë në treg.

“Pa mbaruar planin e tyre për të marrë çdo gjë që u duhet nuk mund ta ndërpresin këtë ligj. Ky ligj kontestohet fuqishëm nga qytetarët shqiptarë sepse nuk janë budallenj që të mos shohin se kush janë investitorët strategjikë, shpesh herë na dalin emra shumë të njohur politikë të mazhorancës. Por edhe ata që janë të panjohur, kanë një suport. Është edhe në të mirën tuaj që të paktën të shikoni edhe për ndryshime. Madje nuk është vetëm ky ligj por edhe ai i shpronësimeve me interes publik që shpesh herë është kthyer në ligj hajdutësh. Ua merrni pronën qytetarëve, me aq lekë sa doni ju, i nxirrni në rrugë, u jepni lekë as sa gjysma e vlerës së tregut”, u shpreh Baçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: