Një video e publikuar në internet ka shfaqur momentin kur disa buaj përleshen me luaneshat. Këta të fundit, kishin rrethuar një buall dhe po e sulmonin, kur papritur, e gjitha tufa e buajve kthehet për ta shpëtuar.

Në pamje shihet se si bualli rrethohet nga luaneshat, e madje sulmohet prej tyre në shpinë dhe këmbë. Në momentet e vështira dhe në përpjekje dëshpëruese për të shpëtuar, buallit i vjen në ndihmë papritmas një buall tjetër, i cili sulmon ashpër me brirë një luaneshë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb