Vijon të zgjerohet ‘harta’ e bashkëpunimit të universitetit “Luarasi” me universitetet e tjera publike dhe jopublike në vend. Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës, zyrtarizuar nga dy rektorët përkatës, prof. Et’hem Ruka dhe prof. Fatbardh Sallaku.

Marrëveshja zhvillohet fokusohet në fushën ekonomike dhe te teknologjinë e informacionit. dy universitetet angazhohen në organizmin e aktiviteteve të përbashkëta në fushat që ofrohen prej secilit.

Ky bashkëpunim mes dy institucioneve synon gjithashtu edhe shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si një mundësi për të përfituar prej praktikave më të mira të secilit, me qëllimin primar, që është edhe thelbi i misionit të arsimit të lartë, atë të përgatitjes së specialistëve, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit.

Të vetëdijshëm për vlerat që ofrohen prej secilit universitet, dy rektorët pranojnë njëzëri domosdoshmërinë e inicimit të këtij bashkëpunimi te rëndësishëm. Rektori i “Luarasit” Ruka dhe rektori i UBT-së profesor Sallaku e shohin bashkëpunim si konkurrencën më të mirë mes institucioneve të arsimit të lartë. Marrëveshja e nënshkruar nga universiteti “Luarasi” dhe UBT ka një kohëzgjatje 5-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb