Universiteti “Luarasi” ka hapur zyrtarisht procesin e regjistrimeve për vitin e ri akademik, duke mikpritur fluksin e parë të maturantëve që synojnë të vijojnë studimet e larta pranë këtij institucioni.
I ftuar në studion e News24, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Petrit Bara, deklaroi se visa akademike dhe administrative është plotësisht e përgatitur për procesin e pranimeve, ndërsa vuri në dukje rritjen e vazhdueshme të interesit nga viti në vit.
Gjatë fjalës së tij, dekani Bara nëvizoi se shifrat e para tregojnë një ecuri mjaft pozitive të aplikimeve. “Të gjithë si fakultet jemi të gatshëm për të pritur studentët e rinj dhe u bëjmë thirrje të vijne në këtë fakultet dhe në Universitetin ‘Luarasi’. Kemi një preferencë të madhe nga kërkesat që vijnë nga studentët dhe jemi të zgjedhur në shifra shumë të larta
‘Luarasi’ dhe Fakulteti i Mjekësisë kanë një rritje të qëndrueshme dhe mendojmë se do ta realizojmë planin e regjistrimeve edhe më mirë se vitin e shkuar,” u shpreh ai.
Ndër të tjera, kreu i Fakultetit të Mjekësisë vlerësoi standardet e ofruara brenda kampusit dhe qasjen e stafit akademik ndaj brezave të rinj. “Universiteti ‘Luarasi’ është i mrekullueshëm, me kushte sociale shumë të mira dhe një pritje me të vërtetë të përzemërt nga stafi ynë, në mënyrë që studentët të ndihen mirë që në ditën e tyre të parë,” përfundoi Bara, duke ftuar maturantët shfrytëzojnë këtë periudhë për të mbyllur procedurat e regjistrimit.
