TIRANË

Në kuadër të ditëve të informimit të maturantëve, këtë të martë është çelur panairi 4 ditor i këshillimit të karrierës me pjesëmarrjen e universiteteve publike e private në vend.

I pranishëm në panair ishte edhe universiteti “Luarasi” për të cilin maturantët treguan një interes tejet të veçantë. Stafi akademik informoi të rinjtë mbi programet e studimit dhe ofertat speciale akademike.

Rektori i “Luarasi” prof. dr. Et’hem Ruka, tha se çdo maturant është i lirë të pararegjistrohet deri në 31 maj për të përfituar nga zbritjet e tarifave deri në 40%.

Akreditimi 6 vjeçar nga agjencia britanike e liston “Luarasin” si një nga 4 universitetet më të mira në vend, dhe i jep vulën e kredibilitetit në tregun e arsimit të lartë. Prof. Dr. Et’hem Ruka thotë se diploma e këtij universiteti është një ‘armë e fortë’ në tregun e punës.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Mateo Spaho tregon se studentët e Luarasit kanë mundësi të zhvillojnë intershipe apo të punësohen pranë ‘Hysenbelliu Group’. Ai thekson se maturantët ekselentë, ata në nevojë si dhe të rinjtë me talente të veçanta mund të përfitojnë bursa te ‘Luarasi’ gjatë vitit akademik 2020-2021.

Luarasi ofron programe studimi në tre fakultete, përkatësisht në Drejtësi, Ekonomik dhe Teknologji Informacioni e Inovacioni. Deri në 31 maj të 2020-s, maturantët mund të paraqiten për t’ u pararegjistruar për të përfituar jo vetëm nga zbritjet e tarifave, por dhe për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve lider të arsimit të lartë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb