TIRANE- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Lubonja theksoi se përtej zgjedhjes së kryeparlamentarit, (Ruçi akuzohet nga ish-të përndjekurit si sigurims), shqetësues ngelet lajmi që qarkulloi për faktin se ambasadori i SHBA-ve Donald Lu braktisi Kuvendin kur po votohej Ruçi, me pretendimin se atij i ishte ndaluar hyrja në Amerikë pasi kishte lidhje me krimin.

Lubonja tha se kjo do të ishte problematike nëse do rezultonte e vërtetë, ndërsa u shpreh kundër politikave që merreshin me biografi familjare dhe të së kaluarës, shkruan “BalkanWeb”.

“Në këtë aspekt kam shkruar edhe dy tre shkrime (Emërimin e Rucit në krye të Kuvendit). Jam kundër politikave mbas 25 vitesh, me biografi familjare të së kaluarës. Në kuptim që PD nuk ka qenë e sinqertë me ish-të përndjekurit, por nuk mund ta mbajë veten si parti e djathtë, pasi duhet të ndërtojë një të djathtë sociale. Në këtë aspekt, mbajtja në tërësi, e kësaj retorike që këtu po na qeverisin bijtë e komunisteve, (edhe Ruçi përdoret) se dhe Berisha ka qenë komunist, është retorikë. Nuk e di ca aftësie ka Ruçi. Ai nuk i afrohej fare asaj PS-jë të rivonuar. Gjersa i jep votën, duhet të mendosh se si ja japin votën. Më shumë shoh shqetësuese lajmin që u dha se ikën ambasadorët nga salla pasi thanë se ai është marrë me trafik. Kjo është shqetësuese. Këtu po qeverisin trafikantët, njerëzit që janë pasuruar në mënyrë kriminale. PD duhet të ndryshojë regjistër në formën e reformës. Pjesa jonë e të burgosurve, këtu kanë ngelur 2 mijë të burgosur, ne kemi shumë probleme me të kaluarën, që nuk është trajtuar siç duhet. Ishte Berisha komunist, pse mos të behej edhe Ruçi”, tha Lubonja.

Ndërkohë, dy ditë më parë, zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma mungesën e ambasadorit të SHBA-ve në seancën plenare e shpjegoi me faktin se në krye të Kuvendit u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar të hyjë në SHBA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: