Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se operacioni anti-KCK është një propagandë.

Lubonja theksoi se i duket me vend shprehja që nëse në botë ka shtete ku ka krim, në Shqipëri krimi ka shtetin e vet.

Berisha dikur ka dashur të kontrollojë gjithçka. Qëllimin e kishte që të kapte institucionet. PD ka një përgjegjësi të madhe. Me Ramën ka një hop cilësor krimi. Me Edi Ramën rritja e krimit ka sjellë kapjen e shtetit me krimin. Nëse në botë ka shtete ku ka krime, në Shqipëri krimi ka shtetin e vet. Gjithë ekonomia jonë kryesisht mbahet me ekonomi krimi.

Rama për të ardhur në pushtet u lidh shumë me krimin. Domethënë dalja e pushtetarëve – kriminelë, tregon bashkëpunimin kriminal të Ramës. Dikur ishin dy parti, kurse sot një parti është dhe ka ndodhur që sic gjithë oligarkët kanë interes për të pasur raport me pushtetin, edhe krimi ka interes të bashkëpunojë me pushtetin. Kemi një krim që mban edhe ekonominë edhe shtetin. Në rastin më të mirë është propagandë. Paradoksi është që krimi do të luftojë krimin. Edhe këta që kanë bërë sarajet, i kanë bërë në bashkëpunim me krimin. Nga kjo ikin shqiptarët, sepse nuk kanë ku të marrin frymën. Krimi i madh nuk luftohet dot, sepse do prekte veten”, tha Lubonja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: