Analisti Fatos Lubonja i ftuër në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar mbi akuzat ndaj Ramës për lidhjet me oligarkët. Lubonja thotë se Shqipëria nga pluralizëm oligarkik ka shkuar në një monizëm oligarkik.

Ai thekson se ky fenomen i ri ka lindur me qeverinë Rama, dhe opozita është e dënuar tashmë të luftojë Ramën bashkë me oligarkët ose të mos fitojë përjetë.

Më tej ai shton se ka dy rrugë për këtë fenomen, që ose Rama ta marrë edhe njëherë pushtetin dhe ky sistem të shkojë drejt rrënimit derisa të lindë revolucioni, ose Shqipëria të kthehet drejt pluralizimit oligarkik.

”Temë shumë komplekse, që vlen debat dhe do ishte mirë për debat. Nuk mjafton një debat, duhen pozicion të ndryshme. Nëse mund t’i përmbledh ato dhe kontradikcionet. Është kjo që s’është problemi që jemi kundër kapitalizmit. Mund të kem kritika boll. Por po flas për një sistem të kapjes së shtetit nga oligarkia.

Sistem ku partitë kryesore kanë përfaqësuar të gjitha këta oligarkë. Asnjëra s’ka përfaqësuar popullin e nëpërkëmbur, por këta oligarkë.

Në ndarje pushtetesh, territori. Tani problemi kryesor është që këta oligarkë, ka pasur një fenomen të ri me Edi Ramën. Fenomeni i ri është që jo vetëm prej ambicieve e pushtet personal. Por edhe prej rrjedhës ku do na çonin gjërat, ku partitë shkojnë, dhe Tirana dikur ishte e Ramës. Kishte pluralizëm oligarkik, kemi shkuar drejt një monizmi oligarkik.

Kjo loja që mund të ndryshoh lart zyrat nga kryeministri te opozita, e anasjelltas. Edhe me punën që ka bërë Rama për të kontrolluar pushtetet, opozita është e dënuar ose të luftojë oligarkët dhe Edi Ramën, të bëjë një front shumë të fortë, ose mos fitojë dot kurrë. Tani është kush do i luftojë këta.

Sali Berisha premtoi se do luftonte krimin, pastaj u lidh me ta. Tashmë janë të pandashme. Ata nuk ikin dot nga Rama. Ashtu siç mund të iknin më kollaj dje. Ndoshta jo të gjithë ë, kjo opozita nuk fiton dot po nuk mobilizoi popullin për luftë. Çfarë duhet bërë? Këtë na e thotë kreu i opozitës. Duhet ndonjë gjë komplekse. S’mund të shkatërrohet menjëherë, se e more pushtetin edhe. Berisha e premtoi, edhe Rama e premtoi. Të dyja kanë qenë premtime mashtruese. Tani edhe këta e kanë shumë më të zbehtë. Përtej kësaj unë gjykoj se që ne të fillojmë ka dy opsione, për të dalë nga ky sistem. Ose ta marrë edhe njëherë Rama me gjithë këta oligarkë deri sa të rrënohet sistemi për të lindur një revolucion. Ose te kthehemi në 2013 me pluralizëm oligarkik, që ka më shumë mundësi të fillojë një lëvizje politike.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb