PSG zyrtarizoi pak orë më parë afrimin e Lucas Hernandez. Mbrojtësi francez u largua nga Bayern Munchen pasi prishi marrëdhëniet me klubit dhe tani i është bashkuar kampionëve të Ligue 1. Hernandez foli për kanalet e klubit, menjëherë pas njoftimit zyrtar.

“Parisi dëshiron të arrijë gjëra të mëdha dhe shpresoj të jem në gjendje ta ndihmoj klubin t’i arrijë ato. Unë jam dikush që gjithmonë dëshiron  shumë në karrierë dhe kjo është arsyeja pse unë po i bashkohem klubit për të arritur këto objektiva” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: