Patriarku Kirill kthehet në mbrojtje të luftës: ‘I gjithë vendi ynë duhet të zgjohet’. Jemi një vend që e do paqen dhe nuk kemi asnjë dëshirë për luftë- tha ai gjatë një festë me forcat e armatosura – Por ne e duam atdheun tonë dhe do të jemi të gatshëm ta mbrojmë atë dhe vetëm rusët mund ta bëjnë këtë”.

Përfaqësuesi më i lartë i kishës ortodokse, rikthehet me deklaratat e tij në mbrojtje të luftës. “Ne jemi një vend që e duam paqen dhe nuk kemi dëshirë për luftë – por ne e duam atdheun tonë dhe do të jemi gati ta mbrojmë atë, të gjithë duhet të zgjohemi.
Për patriarkun e Moskës “shumica e vendeve të botës janë tani nën ndikimin kolosal të një force, e cila sot, për fat të keq, është kundër forcës së popullit tonë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Atëherë edhe ne duhet të jemi shumë të fortë. Kur them “ne”, para së gjithash kam parasysh forcat e armatosura dhe jo vetëm. I gjithë populli ynë sot duhet të zgjohet”.

Marrë nga Tgcom24, përktheu dhe përshtati në shqip Redaksia e “BalkanWeb”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb