Kompania e energjisë bërthamorë të Ukrainës ka akuzuar Rusinë për rrëmbim të dy punonjësve të lartë në uzinën bërthamorë të Zaporizhias, në jug të Ukrainës.

Shefi i Departamentit të IT të termocentralit bërthamor, Oleh Kostikov dhe Oleh Osek , një ndihmës i menaxherit të centralit janë rrëmbyer.

“Aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen tyre”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: