Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka treguar së fundmi ecurinë e bisedimeve të paqes, mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij negociatat janë të vështira, pasi Kievi vazhdimisht po ndryshon pozicion.

“Rusia nuk është kundër ndërmjetësimit, por negociatat janë të vështira sepse delegacioni i Kievit po ndryshon shpesh pozicionet”, tha Lavrov
Lavrov akuzoi më tej se SHBA nuk dëshiron që negociatat të përfundojnë shpejt.

“SHBA nuk është në favor të një përfundimi të shpejtë të negociatave. SHBA dëshiron që të mbajë Rusinë në gjendje lufte, për aq kohë sat ë jetë e mundur dhe të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë”, u shpreh ministri i Jashtëm Rus.

Sipas Lavrov, Perëndimi tanimë po kërkon një rend të ri botëror.

“Ajo që po ndodh në botë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën dhe jo aq shumë, por përpjekjet për të krijuar një rend të ri botëror. Qëllimi është “të frenohet Rusia, si dhe çdo vend tjetër që vepron në mënyrë të pavarur në skenën globale. Si pjesë e drejtimit të marrë nga NATO drejt Rusisë, Ukraina është zgjedhur si një instrument për të shtypur pavarësinë e Rusisë,” tha Lavrov. .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb