Presidenti Volodymir Zelensky, ka deklaruar se është i bindur se forcat ushtarake të Ukrainës do të arrijnë të zmbrapsin forcat ruse.

Ai paralajmëroi se Ukraina po përgatitet për një kundërsulm, ndërsa shtoi se pavarësisht sfidave vendi i tij do të arrijë të dalë fitimtar.

“Nuk mund të them se situata aktualisht është e mirë, por ne po luftojmë. Sot jemi më të fortë se një vit më parë”, ka thënë më tej Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb