Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë titullin hero një tjetër luftëtari në Ukrainë.

Bëhet fjalë për Adam Delimkhanov, i cili njihet si “kasapi” personal i Kadyrov.

Ai është përgjegjës për vrasjet e gazetarëve, aktivistëve të opozitës dhe mijëra civilëve të vrarë në Ukrainë, shkruajnë mediat.

Ndërkohë kujtojmë se Kadyrov ka dërguar mijëra trupa në luftën në Ukrainë e madje edhe ai vetë i është bashkuar ushtarëve.

Betejën atje ai e ka quajtur si shumë të madhe dhe se ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e saj. Kadyrov, njihet si një njeri besnik i Putinit, e disa e konsiderojnë si djalin që lideri i Kremlinit s’e kishte kurrë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb