Aksi Milano-Londër vijon të jetë i hapur, janë orë të nxehta pasi dy klubet nuk po negociojnë vetëm për Romelu Lukakun por temë diskutimi është edhe Milan Skriniar.

Për të mbyllur rikthimin e Lukakut tek Inter duhen vetëm 5 milionë euro, Inter ofron 5 Chelsea kërkon 15 por palët mund të bashkohen në 10 milionë euro, shifër që do ti jepte fund makthit të belgut.

Chelsea nuk pritet të qëndrojë pa një pykë pasi Thomas Tuchel i ka sugjeruar drejtuesve të klubit të tentojnë Robert Lewandowskin. Polaku dukej i destinuar për të vijuar karrierën në Barcelonë, por blaugranët e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat e Bayern Munich.

Leva
Leva

Sipas mediave angleze, nëse dështon pista Lewandowski, blutë kanë disa opsione ku përfshihen emra si Gabriel Jesus dhe Nkunku, por ky i fundit vlerësohet nga Leipzig me 100 milionë euro.

Armando Broja
Armando Broja

Largimi i Lukakut shihej si një mundësi ideale për Armando Brojën, por dhe në këtë rast, Tuchel sërish do të kërkojë një “bomber” të ri, pasi Broja në çdo rast, edhe në qëndron në Londër shihet si një zëvendësues, një lojtarë që i përket të ardhmes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb