Nuk kanë qenë të paktë fëmijët dhe familjet në protestën më civile dhe qytetare të organizuar vitet e fundit.
Një prej fëmijëve mori sot fjalën në tubimin masiv para Kryeministrisë, ku deklaroi se tokat shqiptare nuk shiten, të paktën jo pas sakrificaveë të bëra në shekuj.
“Shqiptarët kanë luftuar në shekuj për Atdheun tonë! Pas gjithë këtyre sakrificave ne nuk ia shesim askujt tokat tona! Shqipëria është e jona!”, tha ai.
