Ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron paralajmëroi sot kundër “zhdukjes” së Bashkimit Evropian, në mungesë të një projekti rikonceptimi, në një intervistë që do të publikohet nesër në Gjermani.

“Ka patur një gjeneratë udhëheqësish që themeluan Evropën, një të dytë që e zhvilluan. Në vijim e pasuan ata që u përballën me krizën financiare dhe me rreziqet e reja ndërkombëtare. Ata u shfaqën të përgjegjshëm duke dhënë më të mirën e vetes”, deklaroi për të përjavshmen “Die Zeit”.

“Por për Evropën, duke marrë parasysh sfidat globale me të cilat ajo po përballet, një erë e re po shfaqet në të tashmen. Nëse Evropa nuk do të reagojë, ajo do të zhduket”, shtoi ai, duke konfirmuar dëshirën për të lujtuar një rol në këtë fushë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: