Një mashtrim me vlerë 20 milionë euro është zbuluar nga Guardia di Finanza në Torino gjatë një operacioni masiv të autoriteteve italiane. Gjtaë operacionit u sekuestruan 600 mijë këpucë me etiketën “Made in Italy” të importuara nga Kina, Shqipëria dhe Rumania.

Operacioni filloi javët e fundit kur në disa qendra tregtare të kryeqytetit piemontez të tregtisë me pakicë, u identifikuan aksesorë veshjesh që mbanin produkte në rafte të cilat rezultuan se ishin krejtësisht të rreme pasi prodhoheshin në vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania.

Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Torinos, i çuan autoritetet e Guardia di Finanza në magazinat e vendosura në provincat e Torinos dhe Trevisos ku u krye sekuestrimi masiv i këpucëve, duke parandaluar kështu një mashtrim tregtar që do të kishte shkaktuar një fitim të padrejtë me vlerë mbi 20 milionë euro.

Një sipërmarrës italian është denoncuar pranë organit gjyqësor, i cili do të duhet të përgjigjet për veprën penale të mashtrimit tregtar përballë Drejtësisë italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: