Ylli i muzikës pop, Madonna ofroi 1 milion dollarë në konferencën globale të koronavirusit që synon zhvillimin e një vaksine, konfirmoi Komisioni Europian.

“Sapo mora lajmin që Madonna do të ofrojë 1 milionë dollarë në përgjigjen globale të koronavirusit”, deklaroi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen.

“Këto para do të llogariten në 7,4 miliardë eurot e përgjithshme të mbledhura”, konfirmoi një zyrtar i BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb