Madonna, 62-vjeç, kaloi festën Falënderimeve me të dashurin e saj, balerinin Ahlamalik Williams, 26-vjeç.
Këngëtarja postoi foto e ulur në prehrin e të dashurit të saj, me një vello të zezë në fytyrë.

  • foto galeri

Fotot e festave të ndara nga mbretëresha e muzikës pop morën qindra-mijëra pëlqime, por edhe komente të shumta, përfshirë një në të cilin fansat dënojnë me forcë yllin për lidhjen e saj me një djalë 36 vjet më të ri dhe faktin se ai është vetëm dy vjet më i madh se vajza e saj Lourdes. Por kishte edhe nga ata që shkruan se Madonna mund të bënte shumë më mirë.

Çifti është së bashku prej disa kohësh dhe vitin e kaluar babai i balerinit doli në mbrojtje të djalit të tij.

“Dashuria nuk njeh moshë dhe unë jam i lumtur”, ka thënë babai i Williams për TMZ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb