Strakosha është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios këtë sezon, nga të paktët lojtarë që jep garanci. Më në fund ndaj Frosinones, Lazio arriti të mbajë portën e pa prekur, kjo sigurisht për meritë të Strakoshës. Zero gola të pësuar, nuk ndodhte që prej 26 dhjetorit, takimi i fundit që Lazio nuk pësonin gol, në këtë pikë ka meritë edhe vëllai i Simeones, Pipo dhe Bologna e tij.

Lazioesulta 1280x720
Lazioesulta 1280×720

Falë asaj fitoreje të pastër kundër Frosinones, Lazio është kthyer në valle për objektiva të rëndësishëm. Në momentin më të vështirë për kryeqytetasit, kur sulmi nuk është aspak cinik përpara porte, në apel thirret Strakosha dhe mbrojtja, që ashtu si pjesa tjetër e skuadrës nuk po shkëlqen.

Strakosha
Strakosha

Ajo ndaj Frosinones ishte hera e dytë që Lazio nuk pëson gol në 19 ndeshjet e fundit, shifra këto të cilat lënë vend për analizë. Strakosha është pika më e fortë në prapavijë por më në fund po “zgjohen” edhe Bastos, Acerbi e Radu, një grup i cili më në fund po i jep pak frymëmarrje trajnerit Inzaghi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb