Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka uruar sot 31 vjetorin e krijimit të PS.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Majko ka shkruar se ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur.

“Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese.
Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.
Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb