Nga: ZONJA VJOLLCA
320 makarona penne
300 gr karkaleca
350 gr kunguj të njomë
2 thelpinj hudhër
½ lk piper të copëtuar
½ tufë majdanoz
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë

Fillimisht pastrojmë karkalecat. Presim kungujt për së gjati dhe më pas në gjysëmrrathë me trashësi 2-3 mm. Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë vaj ulliri dhe një thelpi hudhër të shtypur pak. Sapo hudhra të fillojë të fluskojë shtojmë kungujt dhe i kaurdisim duke i spërkatur me pak kripë. Ndërkohë një thelpi hudhër e shtypim me thikë dhe e grijmë shumë hollë. Gjithashtu dhe majdanozin e copëtojmë hollë. Nëse karkalecat janë të mëdhenj copëtojmë në 3 pjesë gjysmat dhe gjysmat e tjera i bëjmë një prerje horizontale për së gjati. Në një tigan tjetër shtojmë 2 lugë vaj ulliri, hudhrën e grirë hollë, pak piper të kuq të copëtuar, shtojmë karkalecat i kaurdisim për 1 minutë dhe sapo ato të fillojnë të zverdhen shtojmë majdanozin e grirë. Shtojmë dhe kungujt e gatuar dhe i trazojmë së bashku, i rregullojmë me kripë dhe shtojmë në tigan makaronat e ziera jo plotësisht i shtojmë 5-6 lgj ujë nga tenxherja që ziem makaronat dhe i lemë të ziejnë dhe për 3 minuta së bashku. Në fund i servirim duke i spërkatur me majdanoz të freskët.

(er.cu/vila24BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: