NGA ZONJA VJOLLCA*

320 gr makarona
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
300 gr spinaq
2 lugë gjelle vaj ulliri
100 ml lëng perimesh
300 gr salmon
150 gr krem/salcë kosi
Kripë
Piper
Arrë moskat

Në një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim hudhrat dhe qepën të prerë në formë rrethore. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë 100 ml lëng perimesh dhe e lemë të marrë një valë. Më pas shtojmë spinaqin, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 2 minuta. Më pas shtojmë salmonin të prerë në kubikë. Vendosim përsëri kapakun për 2 minuta në fund shtojmë kremin ose salcën e kosit. E rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e trazojmë për gati një minut në zjarr. Ndërkohë kemi vënë makaronat tagliatelle të ziejnë për 5 minuta dhe i servirim duke i bashkuar me salcën e përgatitur me spinaq dhe salmon.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: