Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier, ndërsa dy persona fatkeqësisht kanë humbur jetën. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Ervis Kuçi.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja sapo janë njoftuar, kanë shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që një vinç bëri të mundur nxjerrjen e makinës prej aty.

Mendohet se viktimat janë punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë. Po ashtu, gazetari raporton për ‘BW’ se ka dyshime që makina mund të ketë rënë më herët në këtë kanal, por duke qenë se është një zonë jo shumë e frekuentuar nga banorët, mjeti në kanal është pikasur më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb