GRAMSH– Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Gramsh, në fshatin Pishaj Gramsh, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme të mëdha. Një 35-vjeçare, teksa udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur me mjetit tip “Nisan” me targa ZMH 8809, ka humbur kontrollin.

Për pasojë makina ka dalë nga rruga, dhe tre personat që ndodheshin në makinë kanë pësuar dëmtime të lehta. Por nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket se makina ka pësuar dëme të mëdha.

Sipas policisë së Elbasanit, nga aksidenti është dëmtuar lehtë vetë drejtuesja e mjetit, 35-vjeçarja me inicialet A.Ç.35 vjeçe, banuese në Gramsh, dhe dy fëmijëte saj të mitur, E.Ç, 13 vjeç, dhe F.Ç, 7 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb