GRAMSH- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Një automjet ka përplasur një vajzë me inicialet E.Xh 5 vjeç.

Gazetari Shkelzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se e mitura është transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forca policie kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin S.D. 32 vjeç nga Gramshi si dhe janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Në rrugën e Spitalit të Gramshit shtetasi S.D., 32 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip fort” me targa AA355 SJ, ka aksidentuar fëmijen shtetasen E.Xh., 5 vjeçe, banuese në Gramsh.

Fëmija është trasportuar në Spitalin e Gramshit, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtusi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit,

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb