Makina e nënkryetarit të bashkisë së Peqinit dyshohet se është djegur nga dy persona. Ngjarja ndodhi natën e të enjtes dhe makina e djegur ishte në pronësi të bashkisë së Peqinit, e cila përdorej nga zëvendëskryetari aktual i kësaj bashkie z. Madrid Sula.

Automjeti tip fuoristradë me targë AA880 DR, ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së nënkryetarit të bashkisë Peqinit pasi kishte pësuar defekt në Kambio. Sula i cili është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin si dhe drejtuesi i këtij automjeti kishin sinjalizuar për defektin edhe titullarin e institucionit dhe kishin marrë masa për dërgimin e tij në servis.

Madrid Sula Makina
Madrid Sula Makina

Duke qenë se ishin të mbyllura pikat e servisit, dërgimi atje ishte vendosur të bëhet paraditen e të premtes. Por gjatë natës automjeti është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe jo zyrtarisht thuhet se dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: