Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur sot në aksin nacional Korçë-Ersekë, në afërsi të kryqëzimit të Kamenicës.

Gazetarja Lorena Kodra që ka siguruar për “BalkanWeb” edhe pamjet e para nga vendngjarja, bën me dije se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor.

Nga përplasja bëhet me dije se është plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2020, rreth orës 10:10, pranë kryqëzimit të fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. R., me mjetin tip motor, drejtuesi i të cilit për pasojë është dëmtuar dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz” po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: