SHKODËR

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në Shkodër, ku kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë.

Gazetari Senad Nikshiqi ka sjellë për “BalkanWeb” edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Duket qartë se sa e fortë ka qenë përplasja pasi makinat kanë pësuar dëmtime të mëdha, çka ka sjellë dhe humbjen e jetëve të dy pasagjerëve që sipas informacioneve të para janë dy gra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një prej makinave ka përfunduar tërësisht në kanal, kurse tjetra ka dalë jashtë rruge. Aksidenti ndodhi në Kryebushat në rrugën Shkodër-Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb