TIRANE- Shkrimtari Maks Velo ka treguar vlerat e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ai tha se godina e Teatrit nuk duhet shembur dhe se evidentohen katër probleme. Sipas tij, problemi i parë është i tokës, problemi i dytë është i teatrit, problemi i tretë është trashëgimia dhe i katërti projekti.

“Shpesh, mundohen t’i ngatërrojnë këto të katërta, ndonëse ato janë probleme veç e veç. Për mua, ajo tokë i duhej dhuruar Teatrit, për faktin se për kaq vjet, aty është zhvilluar një aktivitet i madh, janë krijuar institucione. Gjërat është si ti gjykosh. Çdo gjë mund ta shembësh e shembim kryeministrinë e bëjmë një 10-katësh. Shembim komitetin qendror e shembim, bile u bë një projekt atëherë. Kështu nuk është kjo logjika, ajo ka vlera në ansamblin italian duke filluar nga materniteti, banka, teatri, Dajti, Kryeministria, akademia, universiteti. E shembem stadiumin. Rama thotë është shumë ë mirë, por ajo është një gjë kaq gjigande, kaq e madhe, kaq e frikshme saqë po merr pjesë që tani mbi bulevard i ka ardhur kaq afër kolonave. Nuk ka më shtat”, tha Velo.

Duke u ndalur tek projekti për Teatrin, Maks Velo tha se ai ka disa defekte, ndërsa theksoi se salla e projektuar nuk është për skena teatri.

“Projekti ka disa defekte. Ai nuk merr parasysh sheshin para teatrit. Në çdo vend të botë, Teatri ka një shesh, i cili është i rëndësishëm. Sheshi është një eveniment, kurse ky i kthen shpinën. Si mund të pranosh një mur betoni. Së dyti, Rama gjithmonë ka bërë konkurse ndërkombëtare. Pse këtë radhë nuk e bëri? Së treti, ai kur erdhi ndoqi rregullin që studiot që sillnin projektin sillnin album. Pra nuk ka një program pune. Pra ky arkitekti i huaj”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb