Lojtari i Vllaznisë, Esat Mala ka dhënë mendimin e tij pas fitores 3-1 në Kupë me Partizanin.

“Me këtë terren, shfrytëzuam rastet tona dhe bëmë një lojë të mirë, nuk shpërdoruam mundësitë që patëm duke shënuar. Pas golit të parë, patëm raste dhe jam i lumtur që na doli goli i dytë. Rezultati s’do të thotë asgjë, ndeshja e kthimit luhet në fushën e tyre dhe mund të ndryshojë gjithçka. Kur luhet me dy ndeshje, është e vështirë, nuk do shkojmë me mendimin që jemi në avantazh. Çoba e ka treguar veten, luajti mirë, ka shumë cilësi. Dhe Kaina bëri detyrën e tij dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Unë i kam bashkëlojtarë dhe bashkëpunojmë shumë mirë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: