Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po “ngop me lugë bosh” shqiptarët ë lidhje me integrimin, ndërsa ka shtuar se MLI I Zi mund të integrohet në BE para nesh.

Ai u shpreh se arsyeja se përse kjo po ndodh është pasi kre i qeverisë zgjodhi të mbronte Belinda Ballukun dhe jo të çonte përpara procesin e anëtarësimit, duke penalizuar qytetarët e duke nxitur mosbesim në BE.

“Ka momente kur një foto thotë më shumë se 100 raporte të qeverisë. Është një postim i KE 2 javë më parë. KE ka ngritur një pyetje. A është Mali i Zi anëtari i 28 i BE, nuk e bënë këtë pyetje për Shqipërinë sicc thotë propaganda këtu që qenkemi të parët në proces. Mali i Zi ka 14 vite që negocion, por kaq do të kishim edhe ne nëse për 3 vite në radhë Rama në opozitë nuk do të bllokonte statusin kandidat, vetëm që PD të mos merrte meritën historike. Edhe tani po i ngop shqiptarët me lugën bosh të 2030 si sharlatan ofronte pasaportën e BE. Para pak muajsh e harroi premtimin e tha se disa vende në BE nuk na duan, firmosi me Vuçiçin tërheqjen nga integrimi i plotë.
Në realitet nuk është se ndonjë vend anëtar i BE na e ka me hile, me hile na e ka Rama.

Rama zgjodhi Belinda Ballukun dhe BE shpreh sot mosbesimin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb