MALIQ- Një i moshuar ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një automjet në Maliq. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se shtetasja A.A, rreth 44 vjeçe, e cila ishte duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA303 KK, ka aksidentuar shtetasin T.D, rreth 77 vjeç, banues në Libonik, këmbësor në rrugë.

Mësohet se i moshuari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë që drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: