Ndarja e Lionel Messit nga Barcelona habiti të gjithë! Postimet ishin të shumta nga personazhe të shumta të botës së futbollit dhe jo vetëm. Po ashtu, shumë prej lojtarëve dhe ish-futbollistëve katalanas i dhanë lamtumirën Messit përmes mesazheve të shumta në rrjetet sociale.

Mes tyre edhe Rey Manaj. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkroi në Instagramin e tij: “Ndihem me fat që isha në gjendje të stërvitem përkrah lojtarit më të mirë në histori. Ishte një kënaqësi e madhe të mësoja nga ju. Paç fat Leo Messi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

Manaj është stërvitur disa herë me ekipin e Barcelonës, ndërkohë që së fundmi provoi edhe të luante dhe të shënonte 4 gola në miqësore. Për fatin e keq, nuk e pati mundësinë të luajë krah Messit. Kur pritej që sulmuesi argjentinas të dilte në stërvitje me Barcelonën, ndodhi e kundërta, palët u ndanë zyrtarisht.

Si shumë futbollistë, edhe Manaj tani ka një arsye më pak për të mos qëndruar te Barcelona. Madje Sergio Aguero, që sapo ka firmosur me klubin katalanas, i ka kërkuar agjentit të tij të prishë kontratën. Aguero la Manchester Cityn dhe pranoi uljen e pagës vetëm për të luajtur me Messin, por tashmë gjërat ndryshuan totalisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb