Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë, flet për “Top Channel” dhe prek argumentin më të ndjeshëm për futbollin: rifillimin e kampionatit pas ndërprerjes për shkakun e emergjencës së koronavirusit. Ajo rrëfen se është sportdashëse dhe se është tifoze e Tiranës, por për momentin nuk mund të flitet për një rifillim të aktivitetit, teksa ka theksuar se kampionatet do të vijojnë të shtyhen, por pa dhënë afate kohore.

“Jam vetë sportdashëse dhe njësoj si ata që e duan sportin, e dua sepse në cilësin e qytetares dhe sportëdashëses e kam diskutuar me veten. Kush nuk do të donte të ishte në normalitetin e mëparshëm. Virusi nuk ka ikur dhe për sa kohë nuk është gjetur vaksina, duhet që edhe sektori i sportit të përshtatet dhe duhet që të mendojmë disa faza të ngadalta për ritkhimin. Në moment të shpejt ende nuk kemi data. Shumë vende Europiane i kanë pezulluar garat. Jemi në diskutime me ekspertë të komitetit teknik që vlerësojnë se jemi në një fazë me risk të lartë dhe nuk mendojmë për rikthim të shpejt të stërvitjeve, apo për të pasur aktivitete pa tifozë. Por, padyshim që do të kemi të reja edhe për sportin duke parë se si do të shkojë epidemia”.

Rasti i Gjermanisë

“Ne bazohemi në komitete ekspertësh dhe sigurisht sporti ka një vlerësim maksimal. Sot nuk them dot nëse do të ndjekim shembullin e Francës apo Gjermanisë. Por, në dy javët e ardhshme, pasi të shohim se si do të eci kurba epidemiologjike, do vendosim edhe për sportet dhe futbollin. Kërkoj mirëkuptim nga të gjithë, sepse e di që vetë sportëdashësit apo dhe sportistët duhet që të jenë pjesë e trajtimeve të vazhdueshme për të ruajtur formën e tyre”.

Afatet kohore

“Nuk mund të them dot sot, që në maj apo qershor do të nisi gara, jemi në një fazë me risk të latë dhe ne duam që me vendimet që ne marirm, të cilat deri më tani kanë realizuar të drejta, duhet që të ruajmë këtë kurbë që e kemi shumë më të mirë edhe se vendet e tjera. Duhet mirëkuptuar që janë të gjitha vendime që bazohen tek të dhënat epidemiologjike dhe situata në spitale. Duhet të presim. Maji po vjen shpejt, kampionatet duhet t’i shtyjmë ende”.

Tifoze e Tiranës

“Unë jam tifoze e Tiranës, ndërsa nga ekipet e huaja që ndjek me familjen është Barcelona”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb