Judo është një ndër sportet më në trend të momentit, që është përqafuar nga shumë të rinj

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u zhvillua Kupa Republikës në sportin e xhudos.

Ekipi i Tiranës u përfaqësua denjësisht me të gjitha kategoritë duke marrë pothuajse të gjitha vendet e para. Sportisti më i mirë për klubin u cilësua Indrit Çullhaj pasi dhuroj spektakël dhe performancë të lartë në garë.

I ftuar në në Vila24 me moderatoren Anila Çela, trajneri Shkurt Çullhaj tregoi për xhudon në Shqipëri.
“Në Shqipëri për femrat xhudo nuk është një sport masiv, ne kemi në ekipin tonë Erisa Brahimaj e cila është kampione Ballkani, por femrat janë të pakta në xhudo në vendin tonë. Unë kam nxjerrë 14 kampiona nga ekipi Tiranës në xhudo dhe jemi shpallur ekipi më i mirë”- tha Çullhaj për News24.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: