“Dritare me Rudinën” ka mbyllur ciklin e emisioneve politik të saj, për t’ia kushtuar këto puntata të korrikut, turizmit. Studio e emisionit u zhvendos këtë të martë nga News24, në ambjentet e “Prestige Resort” në Golem.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se turistët që duan kujdes shëndetësor në bregdet duhet që të telefojnë numrin 127.

“Ministria e Shëndetësisë ka 4 vjet që hap qendrat shëndetësore në bregdet dhe në zona turistike. ne sot turistëve dhe pushuesve iu ofrojmë investim në ambulanca të reja, iu ofrojmë investim me aeroplanë. Sa herë më marrin mua, unë iu them merrni 127. Unë iou them gjithmonë merrni 127, sepse mjeku është shumë i rëndësishëm. Vjet dhe sivjet ka pasur shumë raste për ndihmë mjekësore. Mjekët dhe infermierët janë ata që punojnë përditë,. Ata vlejnë të përmirësohen.

Ne duhet të garantojmë kushtet bazë dhe kujdes për aksidentet, incidentet, në zona të banuara, në zona bregdetare, në zona ku ka turistë. Janë 37 ambulanca të reja në Shqipëri, që përdorin aparatura që nuk janë përdorur më përpara. Njësia e helikopterëve është tjetër shërbim. Kemi shërbim të koordinuar jo vetëm në shëndetësi. Kemi edhe dezinfektimin, kemi program për kujdesje për shëndetin e njeriut. Është kryer dizinfektimi në Shëngjin, në Divjakë, në Darëzezë etj. Këtë e kemi bërë në koordinim me shumë institucione. Ne duam sigurisht një turizëm të sigurt dhe të besueshëm, sigurisht”, tha Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm Detar Paulin Ndreu deklaroi se Shqipëria po bëhet dhe se bregdeti i saj konkurron tashmë fuqishëm edhe vende europiane e botërore.

Shqipëria po bëhet. Ajo po merr përpara dhe po na merr edhe ne përpara. Vendi ynë po bëhet shumë i bukur, sepse përpos bukurisë natyrore, po merr edhe vëmendje. Mund ta vazhdosh që me Velipojën, me Kalanë e Skënderbeut, me lagunë, në të gjithë vijën bregdetare ne kemi të gjitha. Shpesh shqiptarët publikojnë foto në Instagram dhe rrjetet sociale, fotografi nga perëndimi i diellit. Ata që komentojnë thonë mos jemi në Karaibe apo vend tjetër të botës, por në fakt jemi në Shqipëri”, tha Ndreu.

Ekspertja e turizmit Blerina Ago tha se të merresh me turizëm është shumë bukur. Ajo shtoi se ka mobilizim për të kaluar sa më mirë.

Të merresh me turizmin është shumë bukur. Është adrenalinë, është bukuri. Njerëzit janë duke ardhur. Duhet të angazhohemi ne të gjithë, komshinjtë tanë, që ata që vijnë të marrin mendime të mira. Ne jemi mobilizuar për të kaluar më mirë që të gjithë”, tha Ago.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb