Manchester United nuk ia ka dalë të mposhtë Swansea-n në “Old Traford” në javën e 34-ër të “Preamier League”. Djajve të kuq nuk iu ka mjaftuar goli shënuar në pjesën e parë nga Wayne Rooney për të mposhtur skuadrën nga Uellsi.

Futbollisti i kombëtares së Islandës, Sigurdsson, ishte planprishësi i skuadrës së Mourinho-s që humbet një shans të artë për të marrë një tri pikësh me mjaft vlerë për Ligën e Kampionëve.

Nëse United do kishte fituar do ngjitej në vendin e 3-të, por pika e marë pas rezultatit 1-1, e detyron të qëndrojë në vendin e 5-të, me 65 pikë, jashtë “Champions-it”.

Ndërsa Swansea me pikën e fituar mban gjallë shpresat për të qëndruar në “Premier League” pasi diferenca prej 2 pikësh me Hull City mund të rikuperohet brenda tri javëve të fundit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb