Manchester United e ka nisur në mënyrë katastrofale kampionatin anglez. Papritur “Djajtë e kuq” pësuan 2 humbje në 2 ndeshjet e para, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët.

Klubi dhe drejtuesit po mendojnë që të ndërhyjnë në merkato për një sulmues. Sipas The Athletic, në skenë ka dalë emri i bomberit të Leicester City, Jamie Vardy.

Vardy ka edhe një vit kontratë me “Dhelprat”. 35 vjeçari anglez ka mjaft eksperiencë në futbollin anglez, çka ka bërë që te Manchester United të futen seriozisht në garë për të.

Gt
Gt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb